Sandër Lleshaj në Vlorë: Aksion kundër krimit në gjithë vendin

Sandër Lleshaj në Vlorë: Aksion kundër krimit në gjithë vendin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në një takim në Policinë e Vlorës, ndërsa ka paralajmëruar prej aty një aksion në të gjithë vendin kundër krimit. Sipas tij, në fokus do të jetë goditja e kanabisit apo edhe veprimtarive të tjera kriminale.

 “Jam në Vlorë për një analizë pune. Goditja kundër kanabisit apo veprimtarive kriminale dhe pasurive të vëna nga krimi në fokus. Shumë shpejt do të fillojë një aksion në të gjithë vendin. Goditja ndaj kultivimit dhe pasurive të vëna nga krimi. Ndryshimet në polici bëhen për shkak të performancës së gjithsecilit. Puna matet për gjithsecilin. Masa do të merren në vijimësi ndaj atyre që nuk kanë performancë në punë”, tha ai.

Po ashtu, Lleshaj është ndalur edhe në ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës. Ngjarja që mbetet ende mister në këtë qytet, është zhdukja e një personi muajin e kaluar. “Ka raste në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Nuk janë të dhënat tona që janë 22 të zhdukur nga viti 2016 në Vlorë. Nuk na rezulton reale”, është shprehur për media Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy