Me ardhjen e Presidentit Trump pati disa ngrirje të fondeve, një prej tyre ishte edhe projekti i USAID, që përfshinte marrëdhënien me sistemin e drejtësi në Shqipëri.
Por disa prej ekspertëve amerikanë janë rikther në SPAK, për të asistuar në hetime, bën me dije në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta.
“Vetëm një ditë më parë kemi patur një zhvillim. Kemi patur një rikthim të ekspertëve. Zyrtarisht ende SPAK selia e SHBA në Tiranë nuk ka reaguar mbi këtë rikthim. Prej ditës së djeshme disa prej tyre janë paraqitur në SPAK, dhe sot kanë pasur një takim zyrtar me drejtuesin e SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni. MCN Live mëson se roli i tyre do të jetë i njëjtë ekspertizë dhe këshillues, pa patur asnjë rol të drejtpërdrejtë në çështjet hetimore. Rikthimi i tyre është një fakt, por kush i paguan, sa do qëndrojnë, a ka ndonjë ndryshim të kursit diplomatik, këtë do ta mësojmë në ditët në vijim, ndoshta me një qëndrim zyrtar të SHBA-ve".



