Polica e Antidrogës në portin Durrësit ka parandaluar një rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Edmond Xhaja 48-vjeç është arrestuar pasi në autmjetin me të cilin udhëtonte tentoi të trafikonte drejt Italisë 130 kg Cannabis. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim shtetasin Arben Xibri, që dyshohet të jetë dhe organizatori i trafikimit të lëndës narkotike.
Agjentët e Antidrogës kanë gjetur dhe sekuestruar sot në Portin e Durrësit 130 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ku në pranga ka rënë një nga transportuesit. Sipas policisë, në pranga ka rënë Edmond Xhaja 48-vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, Arben Xibri 50-vjeç.
Ja komunikata e policisë
Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave gjatë mbrëmjes së djeshme kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku kanë bërë të mundur dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të mëposhtëm:
• Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Më datë 23.09.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:
• A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.



