Veliaj në SPAK/ Klosi: E kemi ngritur drejtësinë e re me parimin që politika të mos ndërhyjë në vendimmarrjen e saj

Veliaj në SPAK/ Klosi: E kemi ngritur drejtësinë e re me parimin që politika të mos ndërhyjë në vendimmarrjen e saj

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi sot pas një takimi me socialistët e Shkodrës, nuk komentoi dëshminë prej më shumë se 6 orësh të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, dje në SPAK.

Klosi u shpreh se drejtësia e re është ndërtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kanë vendosur të mos komentojnë vendimet e SPAK me qëllimin që politika të mos ndërhyjë në vendimmarrjet e drejtësisë së re.

SPAKU apo e gjithë drejtësia e re është një strukturë e ndërtuar me vullnetin dhe me votat e partisë socialiste, një drejtësi e re e cila këtë do të duhet që ta arrinte në sytë e opinionit publik pra të gjykojë çdo rast në të cilën gjykohet se ka nevojë për t’u analizuar, studiuar, verifikuar e pastaj për t’u gjykuar. Pra nuk kemi asnjë shqetësim përsa i përket asaj çfarë qytetarët duan në fakt në vendin tone, të ketë një drejtësi e cila parimin e parë ka pandëshkueshmërinë. Pra ne do të jemi të hapur dhe nuk do të gjykojmë dhe nuk do të komentojmë asnjë veprim të drejtësisë së re.

Besoj e dhashë shpjegimin, e kam dhënë shpesh, nuk e kam problem që ta përsëris, ne kemi marrë tashmë një vendim për të mos komentuar asnjë veprim të drejtësisë së re. E kemi ngritur këtë drejtësi të re me parimin e parë që politika të mos ndërhyjë në vendimmarrjen e saj. 

 Klosi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme të 2025 duke thënë se PS po punon që të marrë edhe mandatin e katërt si dhe për Reformën Zgjedhore duke deklaruar se deri më tani ka ngecur për mungesë vullneti nga opozita duke shpresuar që tashmë Parlamenti ta miratojë më 84 vota edhe pse edhe kësaj radhe është e pamundur të realizohet vota e emigrantëve apo edhe depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy