
Mjeku rus që trajtoi Alexei Navalny për helmimin është gjetur i vdekur pas një "ataku të papritur në zemër".
Doktori Sergei Maksimishin thuhet se ishte përgjegjës për kujdesin intensiv në spitalin Omsk, ku u trajtua udhëheqësi i opozitës dhe armiku më i madh i Putin, pasi u sëmur rëndë.
Spitali i Omsk dhe autoritetet ruse mohuan se Navalny kishte ndonjë shenjë të helmimit, por kjo u zbulua pasi ai fluturoi në Gjermani për trajtimin që i shpëtoi jetën.
Maksimishin vdiq në njësinë e kujdesit intensiv, ku Navalny u trajtua, por autoritetet sot mohuan që ai të ishte prekur nga Covid.
Raportet fillestare thanë se presioni i tij i gjakut u rrit papritmas dhe ai vdiq nga një atak në zemër.
Një kolege e tij që ishte takuar me të ndjerin një javë më parë tha se vdekja e tij ishte shumë e papritur. “Ishte sëmurë dhe i shqetësuar për të afërmit. Ai humbi prindërit këtë vit. Vdiq në punë, në kujdesin intensiv”, tha kolegia. Sipas lajmeve, ai u shtrua me urgjencë në spital dje.



