Rusia bllokon aksesin në 81 media nga vendet e Bashkimit Europian, si përgjigje ndaj masave të ngjashme të marra nga BE kundër sajteve ruse Ria Novosti, Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.
Vendi më i prekur, me nëntë media, është Franca, thuhet në një njoftim të ministrisë së Jashtme.

Ndër mediat e huaja që do të kenë akses të kufizuar në Federatën Ruse janë Spiegel gjermane, Zeit, Frankfurter Allgemeine Zeitung, spanjollja El Pais, italiania La Stampa, La Repubblica, francezeja Le Monde, Liberation, si dhe Pan-European Politico dhe EUobserver.
Ministria e Jashtme ruse nënvizoi se pala ruse në mënyrë të përsëritur dhe në nivele të ndryshme ka paralajmëruar se “ngacmimi i motivuar politik i gazetarëve vendas dhe ndalimet e pabaza të mediave ruse në hapësirën e BE-së nuk do të kalojnë pa u vënë re”.



