
Gazetari Klodian Tomorri i ftuara në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me fajësinë e pranuar në gjykatë nga McGonigal.
Ai tha se SHBA provat i ka të gjitha, më shumë se pamundësi ky proces ishte që ata kanë dashur ta mbyllin ashtu me një marrëveshje dhe të mos tregonin të gjitha gjërat që ai kishte bërë, prandaj dhe u mbyllën gjyqet.
Sipas tij, nuk donin të bënin më publicitet të keq për veten, ndërsa sa i përket pastaj se si reflektohet kjo çështje në Shqipëri, Rama ligjërisht e ka mbyllur këtë çështje.
Askush nuk priste që FBI të vinte dhe të arrestonte një kryeministër të një vendi tjetër, por të mos harrojmë se sot kryeministri Rama duhet të jetë udhëheqësi i vetëm në botë që e ka emrin në një gjykatë faji në Amerikë. Në atë dokument thuhet e McGonigal ka pasur kontakte jo zyrtare me kryeministrin e Shqipërisë, që kanë darkuar dhe është përdorur nga kryeministri Shqipërisë për të ekzekutuar opozitën, prandaj mendoj se Rama nuk është në një pozicion komod edhe pse çështja është mbyllur.
Ajo që kemi parë është se pavarësisht se kryeministri Shqipërisë ishte superstari i mbledhjes së OKB, shumëkush e ka vënë re se Rama këtë herë në Uashington nuk pati asnjë takim me personalitete. Ndoshta Rama po i ndjen pasojat e para të gjithë kësaj gjeje të paktën në rrafshin politik.



