Në koncertin në nder të viktimave të Manchesterit, ku 22 persona humbën jetën dhe mbi 100 mbetën të lënduar në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena, janë mbledhur një grumbull yjesh.
Në këtë koncert kanë marrë pjesë yje të muzikës si Justin Biebwer, Katy Perry, Coldplay, Pharrell Williams, Black Eyed Peas, Usher, Take That, Robbie Williams, Little Mix, Niall Horan dhe shumë yje të tjera që do të grumbullojnë 2 milionë funte për fondin emergjent “Ne e Duam Manchesterin”.



