Oficerët zbarkojnë në shtëpinë e Tahirit, ish-ministri del në ballkon (VIDEO+FOTO)

Oficerët zbarkojnë në shtëpinë e Tahirit, ish-ministri del në ballkon (VIDEO+FOTO)

Katër oficerë të Policisë Gjyqësore kanë mbërritur këtë të enjte në shtëpinë e ish – Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të nisur kontrollin.

Lëvizja e Prokurorisë vjen një ditë pas dhënies së autorizimit nga Kuvedi për hetim dhe kontroll personal e të banesës së ish – Ministrit.

Jashtë shtëpisë së tij ndodhen edhe gazetarë të shumtë, megjithatë teksa po futej për në banesë Tahiri nuk ka pranuar të prononcohet.

Organi i akuzës kërkoi autorizim për kontroll nga Gjykata për Krimet e Rënda menjëherë pas votimit në Kuvend.

* Prokuroria për Krimet e Rënda e akuzon ish – ministrin për trafik të narkotikëve, në bashkëpunim, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.

Javën e shkuar organi i akuzës iu drejtua Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve me kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit, me qëllim arrestimin e tij, kontrollin personal dhe të banesës.

Prokuroria thotë se ka prova që e implikojnë ish – Ministrin me grupin e vëllezërve Habilaj. Këta të fundit, në dosjen e përgjimeve të autoriteteve italiane e përmendin në bisedat e tyre emrin e Tahirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy