"Nafta virxhin", Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit Ardian Xhillari në Gjermani

"Nafta virxhin", Policia jep detaje për arrestimin e biznesmenit Ardian Xhillari në Gjermani

Pas lajmeve për arrestimin e biznesmenit të shpallur në kërkim nga Prokuroria për skandalin me naftën virxhin Ardian Xhillari se është arrestuar këtë të enjte në mëngjes në aeroportin e Frankfurtit, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Në një deklaratë për mediat policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e biznesmenit shqiptar, Adrian Xhillari, në Frankfurt të Gjermanisë. 

“Në datë 1 shkurt 2018, Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar në Frankfurt me qëllim ekstradimi në Shqipëri, Adrian Xhillarin, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më datë 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajne akcize”, thuhet në një njoftim për mediat.

Gjatë vitit 2015, Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a.” në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit, sqaron më tej policia.

Xhillari është arrestuar në Zvicër në nëntorin e vitit të kaluar, por atje është liruar dhe sot ra në pranga në aeroportin e Frankfurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy