
Shemsi Prençi në ‘MCN Live’ ka folur për akuzat e Greqisë ndaj gjyqtares Irena Gjoka për të cilën u shpreh se kjo është një çështje personale mes tyre.
Ndërsa sa i përket çështjes Beleri ai tha se për këtë të fundit ka prova konkrete të implikimit në procesin zgjedhor dhe se për këtë ai do të dënohet nga 18-24 muaj burg.
Sipas tij, Beleri e ka të humbur betejën me drejtësinë dhe se ndaj tij në SPAK ka dhe dosje të tjera për çështje të rënda.
Për mendimin tim çështja e mediave greke është një çështje që ekziston sipas të gjitha gjasave dhe nuk përbën shqetësim fare çështja për Belerin dhe ata që gjykon Gjoka. Çështja e gjyqtares me Greqinë është çështje personale e saj mes tyre.
Çështja e Belerit jam i bindur që sipas pretencës së SPAK për 30 muaj burg besoj se do marrë një dënim nga 18-24 muaj burg. Ka prova direkt dhe indirekt të korrupsionit zgjedhor. Beleri e ka humbur betejën me drejtësinë dhe kjo për herë të parë sepse në rastet e tjera i është shmangur drejtësisë.
Beleri për ngjarjen konkrete normalisht do dënohet me prova konkrete për implikim, pavarësisht se kush do jetë gjykatës ai e ka humbur betejën me drejtësinë.
Beleri aktualisht ka informacione se Beleri sot apo një ditë tjetër do marrë dënimin për korrupsionin zgjedhor, por Beleri sipas informacioneve të mia ka dhe dosje të tjera për çështje të rënda në SPAK.
Ka probleme shumë serioze dhe Beleri e ka ditur këtë por fatkeqësisht në problemet e Belerit ranë në grackë dhe deputetët e opozitës dhe politika greke që mori në mbrojtje atë.



