Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka folur për shkarkimin e ministrit Saimir Tahiri dhe komentet se ky vendim i Ramës është ndikuar nga Meta. Gjatë një interviste në Ora Neës, Vasili tha se shkarkimi i Saimir Tahiri nga posti i ministrit të Brendshëm ishte bërë nga kryeministri Rama dhe me vullnet të tij dhe se Meta nuk e ka zënë në gojë emrin e tij.
“Ky ishte një interpretim pa kuptim. Unë nuk kam komentuar asnjëherë ndryshimet që kryeministri bën. Hashashi është kritikuar nga kushedi se sa ndërkombëtarë. Jo më larg nga sot, pati prapë një koment të ambasadorit Lu për luftën ndaj krimit. Ka qenë një shqetësim i kahershëm. Është një shqetësim publik dhe në asnjë rast nuk është as emërtuar dhe as zënë me gojë nga z. Meta emri i z.Tahirit. Ka qenë krejtësisht jashtë interesit të këtij komenti për çështje që kanë të bëjnë brenda ekuilibrave për zgjedhjet që kryeministri bën, aq më tepër në formatin politik që ka PS-ja me përfaqësimin në qeveri. Z. Rama ka gjithë autoritetin kushtetues, por edhe politik të bëjë zëvendësime. Në funksion të saj bëri jo një ndryshim por 4 ndryshime. Ai e motivoi shkarkimin. Pati një zgjedhje taktike, donte të përforconte punët e tij elektorale”, tha ai.



