Turqi, mbi 10 shekuj burg për një predikues televiziv

Turqi, mbi 10 shekuj burg për një predikues televiziv

Një gjykatë e Stambollit ka dënuar një predikues televiziv për sulme seksuale dhe abuzim me fëmijë. Lajmin e bën të ditur BBC.

Adnan Oktar, 66 vjeç, drejtonte kanalin e tij televiziv, përmes të cilit mbante predikime fetare, i rrethuar nga vajza të reja të zhveshura që ai i quante 'mace'. Ai u arrestua në vitin 2018, së bashku me ndjekësit e tij, për shkak të një serie të gjatë akuzash, duke përfshirë ato të drejtimit të një organizate kriminale, kryerjes së krimeve tatimore, abuzimit seksual dhe shkeljes së ligjeve të rrepta antiterroriste të Turqisë.

Ai u dënua fillimisht me 1075 vjet burg, por Gjykata e Apelit vendosi rigjykimin e dosjes ku përfshiheshin 215 të pandehur. Gjykata dha në total 8658 vite burg për 10 prej tyre, ndërsa shumë të pandehur të tjerë morën dënime më të shkurtra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy