
Regjisori Erion Kame thotë se vendet e vogla nuk funksionojnë me treg por me projekte për filmat.
Kame tha në emisionin “Arbnautistan” të Mustafa Nanos, se filmi në Europë përgjithësisht subvencionohet nga shteti, pasi siç ke nevojë për ujë dhe drita, ka nevojë dhe për film dhe art.
Këtu financimi është shumë i vogël dhe ka një handikap shumë i madh. Është më pak se Kosova dhe Maqedonia, kjo krijon problemet e veta. Ne jemi vend i varfër, vendi i varfër nuk ka demokraci funksionale. Këtu Ministria e Kulturës, është më e varfër dhe aty krijohen konjukturat, mbyllet dera nga brenda shpërndahen projektet tek ata njerëz dhe ndonjëherë mbase me të drejtë thua se nuk më pëlqejnë filmat shqiptarë, çfarë t’iu shohësh nuk ia vlen. Duhet të japim çik më tepër. Ka çuna dhe goca të jashtëzakonshëm.
Regjisori Kame tha se paraja është gjithçka, teksa shtoi se mund ta bëjë dhe filmin pa para, pasi mund ta frymëzojë aktorin, po kameramanin dhe elektriçistin nuk mundet pa para.



