Inceneratori i Tiranës/ Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Inceneratori i Tiranës/ Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’ me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës.

Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë ‘arrest në burg’ për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy