Lapaj: Kam dalë para Kryeministrisë pa logo. Të bëhemi bashkë se veç e veç, Rama na mund të gjithëve

Lapaj: Kam dalë para Kryeministrisë pa logo. Të bëhemi bashkë se veç e veç, Rama na mund të gjithëve

Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”, Adriatik Lapaj tha se protesta e tij prej 10 ditësh para zyrës së kryeministrit nuk ka logo. Ai ftoi qytetarët dhe partitë e tjera të opozitës t’i bashkohen.

 

“Unë kam 15 ditë që them kjo duhet të jetë protestë e qytetit. Unë kam dalë këtu pa logo. Nuk është koha të rrisim partitë, por Shqipërinë. Ta shpëtojmë nga pengmarrja. T’i lëmë logot te selitë. Të bashkohen të gjithë për ta detyruar këtë zotërinë të largohet. 

Kjo fitohet kur dalin të gjithë. Qytetarët të dalin masivisht pa dallim. Mund të mos e duam njëri-tjetrin, por kemi një hall të përbashkët: Edi Ramën që vjedh shqiptarët. Nëse jemi veç e veç, Edi Rama na mund të gjithëve. 

Unë kam dalë si qytetar këtu. Partia nuk më vlen më shumë se Shqipëria. Unë e nisa i vetëm. E konsiderova si aktivizim qytetar. Janë mbi 30 që flenë përnatë këtu. Të shtunën në shesh kanë qenë të paktën 2 mijë persona. Në protestën e dytë do të jenë goxha më shumë. Në Shqipëri është vrarë fryma, është  vrarë nervi. Edhe ti (i drejtohet Andi Telës) duhet të vish këtu. Po nuk e bën dot, më thuaj bravo që po e bëj unë. Kjo tani po rritet. Të shtunën ishin 2 mijë, të shtunën tjetër  mund të jenë 5 mijë. Kjo nuk është çështje vetëm e imja, por edhe e juaja. Kjo hajdutëri e madhe ka dëmtuar edhe vendin tuaj. 

Në këtë republikë talllavaje, ku njerëzit janë trajtuar si çështje e dorës së dytë, ku kanë kuptuar se të gjithë e kanë jo seriozisht, sigurisht që vritet besimi. Askush nuk mund të më thotë mua: pse nuk nxjerr njerëzit. Hajde t’i nxjerrim. Që ka vdekur nervi është fakt. Ne po mundohemi që kësaj shoqërie në gjendje kome t’i kthejmë jetën. Dua që vajzës time nesër t’I them se babai yt e bëri luftën e vet. O do bjerë Edi, o do më lërë shëndeti mua."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy