
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tornadoje në Kinë.
Sipas The Guardian gjashtë persona humbën jetën në Wuhan dhe katër të tjerë në qytetin Shengze.
Tornadoja goditi së pari qytetin Shengze rreth orës 7, duke rrëzuar ndërtesat e fabrikat dhe duke dëmtuar objektet e energjisë elektrike, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Një tornado më pas goditi qytetin Wuhan në rreth orës 8:40 pasdite me erëra prej 86 km në orë, duke shkatërruar shumë shtëpi dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.



