Itali, kapet gomonia me 500 kg drogë, mbërriti nga Shqipëria

Itali, kapet gomonia me 500 kg drogë, mbërriti nga Shqipëria

Një gomone me marijuanë e mbërritur nga Shqipëria është sekuestruar nga autoritetet italiane gjatë ditës së djeshme. Policia italiane gjatë kontrollit në territor ka identifikuar një grup trafikantësh në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”,  në afërsi të komunës së Monopolit në Bari, ndërsa trasportonin ngarkesën me drogë nga një gomone në bordin e dy furgonëve.

Sapo kanë nuhatur praninë e forcave të rendit, dy drejtuesit e furgonave si dhe dy skafistët janë larguar përmes rrugës tokësore së bashku me automjetet e tyre, duke braktisur dhe ngarkesën e drogës.

Policia italiane ka mundur të sekuestrojë rreth 500 kg marijuanë me një vlerë shitje në treg rreth 2 milionë euro.

Sipas autoriteteve italiane mjeti lundrues i nisur Shqipëria ishte i pajisur me 2 motorra të fuqishëm, jashtë bordit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy