Ruajtësi i sekreteve të firmës Cartier

Ruajtësi i sekreteve të firmës Cartier

Kur kthehet një dizajn në ikonë? Çfarë e definon atë? A luan rol vetëm suksesi i shitjeve dhe fama? Ka disa produkte, që nuk kanë arritur numrin më të madh të shitjeve, as nuk hyjnë në preferencat e pjesës më të madhe të popullsisë, por konsiderohen si objekte të veçanta kulti në disa rrethe të caktuara. Mbetet e vështirë për tu përcaktuar sesi e arrijnë ato këtë status. Këto dyshime i ngre një ndër burrat, që di më shumë rreth ikonave dhe si ndërtohen ato. Ky është Pierre Rainero, drejtori i imazhit dhe i stilit i firmës së famshme Cartier. 

Firma konsiderohet jo më kot si një ndër firmat që ka dizajnuar disa nga modelet më të famshme bashkëkohore, ndër to edhe ora Santos, ora e parë e dorës për meshkuj, që u krijua në vitin 1904 për aviatorin brazilian Alberto Santos Dumont. Një dizajn tjetër i famshëm është ai i unazës Trinity, e krijuar nga regjisori jean Cocteau dhe Louis Cartier, nipi i themeluesit të firmës. Kjo unazë ishte ndër të preferuarat e Gary Cooperit dhe princeshë Dianës. 

 

Dizajnet e firmës Cartier janë aq universale, saqë Pierre Rainero u shpreh: " Rani e gjithë bota flet për modelet uniseks, por ne kemi pasur gjithmonë synimin, që aksesorët tonë të përdoreshin nga gjithkush që i dëshironte."

Kjo ekspozitë ka si qëllim t'i përgjigjet pyetjeve me të cilat u nis ky artikull. Do të mund të zbulohet sekreti, se si është e mundur, që vetëm një numër i vogël i të gjithë objekteve që prodhohen çdo vit arrijnë të veçohen nga të tjerat duke u bërë të njohura dhe për shumë vite pasi janë krijuar./ El Pais/ Ina Merlika/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy