Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja/ Qefalia: Ka vetëm dyshime pa një vendim të formës së prerë, nuk përben shqetësim (VIDEO)

Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja/ Qefalia: Ka vetëm dyshime pa një vendim të formës së prerë, nuk përben shqetësim (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për "korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror".

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i ftuar në “MCN live”, konsideron se përderisa jemi në fazën e  dyshimeve dhe akoma pa një vendim të formës së prerë, nuk përben shqetësim.

Për të, sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe nuk kurse askënd.

Për sa kohë sa kemi vetëm dyshime të arsyeshme sipas Prokurorisë, nuk përben shqetësim.

Ajo çka është evidente për ne socialistët dhe për mazhornacën, është se sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe sistemi nuk kursen kudo individ në krye të bashkisë ose në pozicionin e ministrit, sistemi i drejtësisë po funksion dhe ne për aq kohë sa nuk kemi një vendim të formës së prere që i argumenton këto akuza, nuk mund të japim një verdikt përfundimtar qoftë dhe për z.Çyrbja që është i akuzuar dhe i ndaluar nga SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy