Xhymshiti: Rama drejton Shqipërinë përmes miqësive private, Hyseni u përdor për të sabotuar Kurtin

Xhymshiti: Rama drejton Shqipërinë përmes miqësive private, Hyseni u përdor për të sabotuar Kurtin

Gazetari nga Kosova, Vudi Xhymshiti, ka ngritur akuza të forta në lidhje me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, duke e konsideruar emërimin e saj në krye të institucionit të inteligjencës shqiptare si pjesë të një skeme më të gjerë politike që, sipas tij, lidhet me marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me figura politike në Kosovë.

 

Xhymshiti tha për MCN TV se Hyseni ishte larguar më herët nga strukturat e inteligjencës në Kosovë, ndërsa pretendoi se ndaj saj kishte pasur dyshime për transmetim të sekreteve shtetërore tek Serbia. Sipas gazetarit, këto rrethana duhej të ishin verifikuar në mënyrë të plotë përpara se ajo të merrte poste të rëndësishme në Shqipëri.

 

Ashtu siç kanë qenë të papërgjegjshëm kur kanë emëruar Vlora Hysenin, sipas gjetjeve tona Vlora ishte shkarkuar në Kosovë si e dyshuar, bazueshëm, se po i tregtonte sekrete shtetërore të Kosovës me armikun Serbinë. Këto duhej të ndiznin alarme jashtëzakonisht serioze në Shqipëri, por Edi Rama, duke qenë se e ka marrë përgjegjësinë për ta administruar vendin me rrjetet kriminale, normalisht nuk doli larg.

 

Gazetari iu referua edhe një hulumtimi të publikuar në maj të vitit 2025, duke pretenduar se në atë kohë ishin ngritur pikëpyetje mbi kualifikimin e Hysenit për drejtimin e SHISH. Ai e lidhi këtë çështje edhe me raportet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke ngritur pretendimin se emërimi i saj mund të ketë pasur një dimension politik.

 

Në maj të vitit 2025, Kronikat kishin botuar njëherë një hulumtim se Vlora Hyseni nuk kualifikohej për pozitën e drejtueses së SHISH. Duhet të ketë njëlloj borxhi që Rama ia ka ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vlora Hyseni është dërguar në Shqipëri me misionin që ta përdorë fuqinë e SHISH për të sabotuar administratën e kryeministrit Kurti, por edhe për ta përdorur fuqinë e SHISH shqiptar për të minuar procesin e drejtësisë në Hagë.

 

Xhymshiti vijoi duke pretenduar se karriera e Hysenit në strukturat e inteligjencës së Kosovës dhe më pas kalimi i saj në Shqipëri duhet të jetë objekt i një hetimi të thelluar. Sipas tij, kërkesat e autoriteteve të Kosovës për ekstradimin e saj dhe emërimi i mëvonshëm në Shqipëri kanë ndikuar në zhvillimin e hetimeve që, sipas gazetarit, duhej të zhvilloheshin në Kosovë.

 

Vlora Hyseni ka shërbyer fillimisht në Shërbimin Informativ të Kosovës dhe pastaj është transferuar në Agjencinë e Inteligjencës, gjatë mandatit të së cilës, sipas gjetjeve tona, ka tregtuar sekrete shtetërore me Serbinë. Kosova s’mund të ketë bashkëpunim me Serbinë, se ne jemi në luftë me ta. Hetimet penale janë bërë të pamundshme si rezultat i emërimit të saj nga Rama si këshilltare. Kur Kosova ka bërë përpjekje për të kërkuar ekstradimin e saj në Kosovë, Edi Rama ka vrapuar duke e emëruar drejtuese të SHISH për të penguar hetimet penale.

 

Në vijim, gazetari hodhi edhe pretendime të tjera mbi mënyrën se si, sipas tij, mund të jetë përdorur aparati i inteligjencës shqiptare në raport me zhvillimet politike në Kosovë. Ai e lidhi këtë me kryeministrin Albin Kurti dhe me procesin gjyqësor në Hagë.

 

Vlora Hyseni e ka përdorur aparatin e SHISH në Shqipëri për të sabotuar Kurtin. Jo rastësisht arrestimi i Vlora Hysenit ka ardhur vetëm pak ditë pasi Haga mori vendimin dënues në Hagë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy