Një palë atlete me sasi të kufizuar ku paraqitet imazhi ikonik i Donald Trump pas atentatit kanë dalë tashmë në shitje.
Siç raportohet nga faqja amerikane Axios, vetëm 5000 modele të këtyre atleteve do të prodhohen, dhjetë prej të cilave do të kenë autograf.

Çmimi është 299 dollarë dhe ato mund të blihen direkt në faqen e kompanisë Trump, e cila gjithashtu ka një mesazh për ata që porosisin këpucët: “Tregoni mbështetjen dhe krenarinë tuaj patriotike me këto këpucë ekskluzive që kapën një moment epokal në histori”.
“FIGHT, FIGHT, FIGHT”, është ky emri i zgjedhur për atletet ekskluzive.



