
Franca ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm" në luftën Izrael-Hamas, duke thënë se është thellësisht e shqetësuar për situatën në Gaza.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna shtoi se shumë civilë po vriteshin. Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen është shprehur një armëpushim do të ishte një gabim, duke e konsideruar atë si një dhuratë për Hamasin.
Britania e Madhe dhe Gjermania bënë thirrje më herët për një "armëpushim të qëndrueshëm", por nuk thanë se duhet të ishte i menjëhershëm.
Kryediolomatja Colonna mbërriti në Tel Aviv të dielën për një takim me homologun e saj izraelit Eli Cohen.
Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Jashtme franceze para vizitës së saj tha se ajo do të bënte thirrje për një armëpushim, i cili duhet "të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm me qëllim të lirimit të të gjithë pengjeve dhe dërgimit të ndihmës në Gaza".
Gjatë takimit me Cohen, ministria e Jashtme franceze shtoi se viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor nuk duhet të harrohen.
Cohen përsëriti qëndrimin e qeverisë izraelite se nuk do të kishte armëpushim. Sakaq shtoi se Franca mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve rajonale.



