Protesta e fermerëve grekë, nesër aksi Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për 4 orë

Protesta e fermerëve grekë, nesër aksi Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për 4 orë

Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se ditën e nesërme, 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (sipas orës greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar. Shkak për këtë ndërprerje të qarkullimit është protesta që fermerët grekë do të zhvillojnë në territorin helen.

Njoftimi është bërë përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, ku theksohet se gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë gjatë kalimit të kufirit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy