Fermerët në Kukaj të Dibrës: S’kemi treg për prodhimet! Pensionistët janë detyruar të shkojnë në emigrim (VIDEO) 

Fermerët në Kukaj të Dibrës: S’kemi treg për prodhimet! Pensionistët janë detyruar të shkojnë në emigrim (VIDEO) 

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në fshatin Kukaj, në Kastriot të Dibrës, një fshat me potencial turistik, por ku banorët kanë shumë probleme.

Fermerët ankohen se nuk kanë marrë subvencionet e duhura për të nxitur prodhimin. 

Kisha 120 dele, i hoqa se nuk kisha subvencion. Kam 12 dynym pemëtari, mollë, dardhë, s’ka as treg, as pikë grumbullimi. Unë si pensionist kam ikur në kurbet, 105 mijë lekë pension marr. Më ra Covid-i 3500 euro kam paguar, 3 muaj kam ndenjur në spital”.

Ai shprehet se në 34 vite nuk është bërë asgjë, përpos rrugës dhe riparimeve të linjave elektrike dhe ujit të pijshëm. 

Një tjetër shprehet: 

Nafta nuk mjafton. 9 litra për dynim kanë dhënë, por është e pamjaftueshme. Të rinjtë nuk i plotësojnë kërkesat e jetesës nga ana financiare, prandaj ikin. Prodhimi nuk i siguron nevojat”.

Banorët thonë se nuk bëhet fjalë që shteti të subvencionojë ndërtimin e bujtinave, ndonëse fshati ka potencial turistik. Ata vënë në dukje se rruga Maqellarë-Peshkopi ndikon për keq.  Kryeplaku i fshatit tha se kulturë kryesore është pemëtaria, e cila ka prodhim të mbarë, por nuk ka treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy