Mbishkrime në mure, me përmbajtjen “Vojvodina-Katalonija” janë shfaqur sot në shumë vende në Vojvodinë, krahinë e mbetur brenda territorit të Serbisë. Grafite me këtë përmbajtje janë regjistruar në Novi Sad, Zrenjanin, Baka Topolla, Suboticë Sentë, Kikindë dhe në Zhabalj, shkruan “Gazeta Lajm”.
Në grafitet e shkruara me ngjyrë të zezë është vizatuar edhe flamuri i Katalonjës.
Në ish-Jugosllavi, Vojvodina bashkë me Kosovën ishin krahinë autonome e Serbisë, në kuadër të federatës jugosllave, me përqindje të madhe të popullatës hungareze.
Pas pavarësimit të Kosovës, shumë diplomatë dhe analistë kishin parashikuar se së shpejti do të vijë edhe pavarësia e Vojvodinës.



