I akuzuari për plagosjen me thikë të një 41-vjeçari në Vlorë mbrëmjen e së dielës, është vënë në prangat e policisë.
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me thikë i dëmtuari, uniformat blu organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit.
Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij aktualisht e pabanuar, në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.
51-vjeçari dyshohet se rreth orës 20:27 të së dielës, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin është kryer plagosja.



