Një vajzë që ka prostituuar në Tiranë ka rrëfyer detaje nga jeta e saj. Nënjë intervistë në “News 24", Erisa, nënë e një fëmije, rrëfen se mes klientëve të saj ka pasur edhe personazhe VIP, si aktorë, këngëtarë e deputetë.
A ke pasur klientë VIP-a?
Erisa: Po, kam pasur aktorë, deputetë, këngëtarë dhe biznesmenë
Nga e di profesionin e tyre?
Erisa: I njoh se janë njerëz publikë që i kam parë edhe në televizione
Më thuaj një rast konkret që e keni pasur klient?
Erisa: Isha bashkë me një shoqen time dhe na kontaktoi dikush. Shkuam në një hotel në autostradë dhe mbaruam punë. E kuptova që ishte deputet, po ne nuk bëjmë zë
Si e kuptove?
Erisa: E kam parë në television.
Sa të pagoi?
Erisa: 100 euro ora.
Keni ndonjë rast kur klientët ikin pa paguar?
Erisa: Kam pasur shumë raste edhe nga ata që kanë dhënë lekët në fillim dhe në fund të rrahin e ikin.
Kush janë këta?
Erisa: Janë ato gangsterat kryesisht nga Laçi, e lë me kaq se policisë nuk i ankohem dot.
Keni pasur ndonjë rast kur klienti ju ka dhunuar?
Erisa: Një biznesmen ishte shumë i pirë me rrahu keq për punët e tij, më nxiu keq fare.



