Çdo ditë e më shumë po flitet për gjinitë, për preferencat seksuale, për homoseksualizmin. Lidhur me këtë temë në ‘MCN Informacion’ psikologia Anthi Gjoka u shpreh se homoseksualizmi është ndikimi i faktorit biologjik dhe mjedisor.
Ajo tha se abuzimet janë një njollë për fëmijërinë dhe ndoshta kjo është një shenjë që ata vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë duke qenë se fëmijëria është periudhë e formimit të tyre.
Sipas saj ata do ndjehen gjithmonë në faj me veten e tyre pasi dhe pranimi nga shoqëria sot më shumë duket show.
Në psikologji homoseksualizmi është ndikimi i faktorit biologjik dhe faktorit mjedisor, prandaj nuk mund ta përcaktoj nëse është e lindur apo jo. Nëse je homoseksual mund të kesh dhe një histori të errët të jetës tënde, pasi kemi fëmijë që janë rritur në institucione dhe kanë qenë pre e abuzimeve dhe ato kanë ndikuar në ecurinë e jetës së tyre për ta vijuar më pas atë.
Vështirësitë patjetër që ndikojnë sepse ka ndjenjat e mospranimit të orientimit, kjo nis në moshën e adoleshencës kryesisht kur ti nis të kuptosh. do ndjehesh gjithmonë në faj me veten tënde dhe diskriminimi i shoqërisë po ashtu, edhe pse aktualisht duket sikur shoqëria është më e pranuar ndaj tyre por në fakt mendoj se më shumë show.



