Ukraina, Michel: Nuk është operacion special, është krim lufte. Ushtarët rusë të hedhin armët

Ukraina, Michel: Nuk është operacion special, është krim lufte. Ushtarët rusë të hedhin armët

Ky nuk është një operacion special i Rusisë, këto janë krime lufte dhe ne nuk do ta kthejmë shpinën.

Është kjo deklarata e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, teksa foli për agresionin rus ndaj Ukrainës në seancën plenare të Parlamentit Europian, paraditen e sotme.

Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i vënë fajtorët para drejtësisë ndërkombëtare. Kam një mesazh për ushtarët rusë në betejë: nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase, nëse nuk dëshironi të jeni kriminelë, hidhni armët. Ndaloni së luftuari, largohuni nga fusha e betejës.

Lidhur me sanksionet ai deklaroi se herët a vonë do të jenë të nevojshme masat për naftën dhe madje edhe për gazin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy