Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u bën thirrje të gjitha vendeve të parandalojnë një garë armatimi në hapësirën e jashtme.
Projekt-rezoluta, e paraqitur nga SHBA-ja dhe Japonia, synonte të riafirmonte një parim të përcaktuar tashmë në Traktatin e Hapësirës së Jashtme të vitit 1967.
SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia besohet se po zhvillon një armë bërthamore kundër satelitit të bazuar në hapësirë.
Rusia tha se ishte "e vendosur fort" ndaj traktatit ekzistues. Drafti, i paraqitur të mërkurën, u bëri thirrje "të gjitha shteteve, veçanërisht atyre me aftësi të mëdha hapësinore, të kontribuojnë aktivisht në objektivin e përdorimit paqësor të hapësirës dhe parandalimin e një gare armatimesh në hapësirën e jashtme".
Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të mbështesin Traktatin e Hapësirës së Jashtme, sipas të cilit të gjitha palët ranë dakord "të mos vendosin në orbitë rreth Tokës asnjë objekt që mbante armë bërthamore ose çfarëdo lloji tjetër të armëve të shkatërrimit në masë".
Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro, ndërsa Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm me të drejt vetoje, votoi kundër dhe Kina abstenoi.



