
Gazetari Mentor Kikia deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se mbledhja e qeverisë e mbajtur disa ditë më parë në Tepelenë ishte një paralajmërim për atë që do të ndodhë në shtator. Duke vijuar më tej me shpjegimine tij, Kikia tha se Rama po përpiqet të ndërtojë një parti të re pa lidhje me njerëzit që janë të implikuar në afera të ndryshme për ta përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. "Mbledhja e Tepelenës nuk ishte rutinë, ishte paralajmëruese për atë që pritet të ndodhë në shtator. Në vjeshtë nuk do të jetë thjesht një rokadë ministrash siç ka ndodhur gjithmonë, hiq dy dhe vendos dy. Ndryshimet në qeveri nuk kanë qenë produkt i përformancës së punës së ministrave dhe ai që nuk ka përformuar mirë ikën. Kanë qenë largime të detyruara si pasojë e përfshirjes së tyre në afera dhe akuza, apo arrestime. Paralelisht me ndryshimet në qeveri do ecet dhe me atë që Rama e quajti si nismë për të ristruktuar strukturat drejtuese. Do kemi ecje në dy rrugë paralele, në qeveri dhe parti. Janë të koordinuara për të shkuar në një destinacion për të arritur një objektiv që do synojë një lloj rinovimi të PS. PS nuk mund shkojë në zgjedhje të 2025, apo në ndonjë proces të stimuluar me këtë strukturë. Ndryshimet në qeveri janë gjeja më e paktë që mund të bëhet. Qeveria është në ditët më të këqija që ka qenë qeverisja socialiste. Ndryshimet janë gjëja më e pakët gjendur në këto kushte kur shumë zyrtarë të lartë janë të implikuar me aferën e inceneratorëve. Por nuk mungojnë dhe akuzat e tjera si ato të shpërdorimit të fondeve të BE. PS do të jetë ajo që do të pësojë ndryshimet më të madhe. Rama do të largojë si me Gjiknurin, me zhvendosjen e Ballës nga forumet në Ministri, me shkrirjen e sekretariatit. Rama është drejt një objektivi për të reformatuar PS-në, si një parti për ta shplarë nga njerëz që kanë mëkate të drejtpërdrejta apo të tërthorta. Ndërrimet në qeveri janë pasojë. Rama po përpiqet të prodhojë një parti të re pa lidhje me mjedisin aspak ta favorshëm për ta përgatitur në zgjedhjet e ardhshme.



