Ariela Zeneli nga Lëvizja Studentore e ftuar në MCN Economy sa i përket shpenzimeve në universitete u shpreh se arsimi universitar nuk është prioritet për qeverinë. Ajo tha se 2.2% nga GDP është buxheti i dhënë nga qeveria për arsimin. Sipas saj, një studenti i duhen 4-5 milionë lekë në vit për të plotësuar nevojat.
Nga raportet që kam lexuar duken qartë se sa pak prioritet ka qeveria arsimin universitar, qoftë kjo nga sa para jep buxheti i shtetit. Në fillim u tha se për arsimin do jepej rreth 5% e GDP, ndërsa sot është akoma në nivelet e 2-3%, duke i lënë në njëfarë mënyre në mëshirë të aftit dhe nga këto para që jepet del që shumica shkojnë për ruajtjen e godinave, apo pagat e pedagogëve dhe ka shumë pak para për punimet shkencore. Nga ana tjetër dhe tarifat universitare janë shumë të larta, sidomos në nivelin master.
patjetër që organizim studentor ka në secilin fakultet siç ishte rasti i studentëve të mjekësisë sot, ajo ishte një këmbanë alarmi e asaj që po ndodh me universitetin sot, por përgjigja e qeverisë është më shumë tallëse. Një qeveri që quan ngelsa, të paditur studentët që kanë një provim të mbartur çfarë mund të presësh. Po ashtu kostot e jetesës janë shumë të larta dhe studentët që jetojnë në universitetin e Tiranës përveç kostove të konvikte kanë dhe qiratë, një studenti i duhen gati 4-5 mln lekë në vit për të plotësuar nevojat.
Më tej ajo shtoi se duhet të ekzistojë autonomia universitare dhe se
Autonomia universitare nuk duhet të funksionojë me paratë e buxhetit, në njëfarë mënyre mos të ketë ndikim qeveria apo një forcë politike se si duhet të funksionojë universiteti. Ndërsa ndarja e fondeve nga universitet publike dhe ato private tregon se universiteti ka shkuar akoma më pas.



