
Veç bashkisë së Lezhës, bashkia e Maliqit, u veçua pak ditë më parë nga kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e mirë të mbetjeve.
Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV në një lidhje skype kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, zbuloi planin që po zbaton bashkia për të cilën u shpreh se grupe të caktuara ndjekin nga afër terrenin për të mbajtur nën kontroll problematikat.
Ndërsa lidhur me mundësinë e rritjes së tarifës së taksës së pastrimit Topçiu deklaroi se për momentin nuk ekziston asnjë plan i tillë .
Ndër të tjera siç ai u shpreh situata nuk ndodhet atje ku duhet të jenë, por shumë shpejt dhe me financimin e bankës gjermane ai shprehet se do kenë dukshëm eliminimin e mbetjeve të rrezikshme.
Ne vazhdojmë edhe pse situatën e kemi në kontroll prej vitesh, vazhdojmë me punën e përditshme por kjo strukturë do buxhetin, ndarje segmentesh dhe territoresh. Në çdo segment rrugor kemi punonjës të caktuar që ndjekin nga afër terrenin e tij për të mbajtur në kontroll. Nuk kemi vendosur ende asnjë rritje takse për momentin, jemi ende në shikim të buxhetit dhe më pas do vendosim se si do ecim më tej. Mund të jemi në të njëjtin nivel me një vit më parë. Nuk jemi atje ku duhet dhe mendojmë se shumë shpejt dhe me financimin e bankës gjermane do kemi dukshëm eliminimin e mbetjeve të rrezikshme.
Intervista e plotë
1.Z. Topçiu, a mund të na thoni si e keni zgjidhur ju mbajtën pastër të qytetit?
Në fakt ajo që tha kryeministri është një përgjegjësi më shumë për të mbajtur jo vetëm Maliqin pastër por të gjithë territorin e tij të pastër pasi duam të themi se është elementi më i vështirë apo një sfidë më vete mbrojtja e mjedisit. Ne vazhdojmë edhe pse situatën e kemi në kontroll prej vitesh vazhdojmë me punën e përditshme por kjo strukturë do buxhetin, ndarje segmentesh dhe territoresh. Në çdo segment rrugor kemi punonjës të caktuar që ndjekin nga afër terrenin e tyre për ta mbajtur në kontroll.
2.Z. Topçiu, inceneratori i Maliqit, është 100 % funksional. Ka të dhëna, se plehrat aktualisht as nuk riciklohen dhe as nuk ripërpunohen. Ndërkohë që raportohet se ky incinerator ka kapacitet trajtimi deri në 10 mijë tonë mbetje.
Incenerator Maliqi nuk ka, ai është një landfill i ndërtuar me fondet e bankës gjermane për momentin bëjmë vetëm grumbullim të mbetjeve. Maliqi deri dje ka pasur mbi 7 fusha të mbetjeve dhe sot ato janë mbyllur dhe flasim vetëm për një landfill që është ai i Maliqit. Nuk jemi atje ku duhet dhe mendojmë se shumë shpejt dhe me financimin e bankës gjermane do kemi dukshëm eliminimin e mbetjeve të rrezikshme që në landfillin e Maliqit të venë sa më pak mbetje.
3.Z. Topçiu, është në planet tuaja, rritja e tarifës për pastrimin
Nuk kemi tarifa të larta, jemi munduar të mbajmë tarifat më të ulëta na rang vendi e cila shkon në 150 për familje. Nga ana jonë po shohim kostot për të gjithë territorin duhet të jemi sa më të saktë dhe transparentë me të gjithë qytetarët dhe për fondet që mbulojmë me taksat e shqiptarëve. Nuk kemi vendosur ende asnjë rritje për momentin, jemi ende në shikim të buxhetit dhe më pas do vendosim se si do ecim më tej. Mund të jemi në të njëjtin nivel me një vit më parë.
4.Z. Topçiu, po sa i përket ndërhyrjen në infrastrukturë. Ka shume ankesa per rruget ne qytetin tuaj.
E citova territori i Maliqit ka një shtrirje shumë të madhe fillon nga Bilishti deri në Gramsh. Problematikat janë të ndryshme dhe ne pothuajse çdo vit ndërhymë. Ende ka problematika por dua të them se ndryshimi është i dukshëm nga një vit në tjetrin. Gjatë vitit që po mbyllim kemi asfaltuar 10 segmente rrugore me një fond që shkon 60 mln lekë. Problematikat asnjëherë nuk mbyllen pasi shtrirja, numri i njësive dhe fshatrave ka problematika që nuk mund të ndërhysh në rrugë pa mbyllur ato të kanalizimeve. Kur asfaltojmë një rrugë duhet të kemi mbyllur të gjitha ato nëntokësore. Prandaj dhe fshatra të ndryshme ngrenë shqetësime por ajo që duhet të bëjmë të parën është të sigurojmë ujin 24 orë në të gjitha familjet. Nuk do ndalojmë investimet në rrugë por duhet të mbyllim më parë problematikat me ujësjellës kanalizimet.



