
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në jug reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 15 °C
në vendet e ulëta: 12 / 15 °C
në vendet malore: 7 / 11 °C



