Vranësira dhe stuhi lokale në zonat malore, parashikimi i motit sot

Vranësira dhe stuhi lokale në zonat malore, parashikimi i motit sot

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. 

 

Orët e para të ditës parashikohen kryesisht me mot të kthjellët, ndërsa nga mesdita deri në pasdite pritet shtim gradual i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit, më të theksuara në zonat lindore dhe jugore.

 

Gjatë intervalit mesditë–pasdite priten reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët, kryesisht në formë pikash, në shumë zona të vendit. Në relievet malore të juglindjes dhe jugut reshjet do të jenë më intensive, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

 

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore, era herë pas here do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s.

 

Sa i përket detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy