
Zef Gjeta, ekspert bujqësie tha në studion e MCN Live se pasi kriza e vajit të ullirit ka prekur shumë vende në Evropë, ndër to dhe Italinë dhe Spanjën, shumë shtete kanë pasur nevojë për këtë produkt, por vendi ynë nuk mund të eksportonte pasi procesi teknologjik i përpunimit të vajit në punishte nuk dokumentohet. Pavarësisht kësaj mungese, Gjeta bëri me dije se këtë vit ka pasur një eksport të një sasie të konsiderueshme.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Gjeta tha se janë eksportuar qindra litra vaj dhe drejt vendeve të rajonit, por që mungojnë shifrat dhe ende nuk është e qartë si bëhet kalimi në pikat kufitare pasi blihet me bidona. Sipas ekspertit, qeveria duhet të mbështesë qendrat e përpunimit.
Sinjali është shumë i fortë dhe real. Kjo ka ndodhur dhe si pasojë e ndryshimeve klimatike, dhe dëmtimeve që pësoi Italia e Jugut, u thanë ullishtet.
Duhet të gjejmë kultivarët që janë rezistentë. Sa i përket vajit të ullirit ka pasur dëm vërtetë të konsiderueshëm.
Nuk ka prekur vetëm Italinë, Spanjën, por edhe vendet e tjera. Por, është prekur i gjithë tregu duke qenë se janë eksportuesit më të mëdhenj.
Ne jemi anëtare të marrëveshjes së tregtisë së lirë. Ne jemi vend 70% malor dhe paramalor që konsumojnë, gjalpë dhe yndyra të tjera. Nuk është zgjedhje e përditshme vaji i ullirit. Kemi konsum të vogël të vajit të ullirit dhe mjaltit. Janë dy produkte të mira, dhe të kërkueshëm dhe po falsifikohen. Një nga falsifikimet është shesim këtë vit vajin e para 3 viteve.
Ministria e Bujqësisë ka filluar të bëjë një Kadastër të ullinjve. Ka një çështje që duhet të ndajmë ullinjtë shumë të vjetër, pasi nuk e dimë sa prodhojnë. Duhet të bëjmë një inventarizim, se ku janë sa prodhojmë dhe çfarë nevoje kanë. Thonë që janë 10.5 milionë rrënjë ullinj, por nuk e kanë cilësuar sa janë të rinj, sa të vjetër.
Një gjë që bëjmë keq është mbrojtja e integruar e ullinjve.
Kemi 400 pika të përpunimit të vajit të ullirit. Ndërkohë që vetëm një pakicë e tyre, vetëm 20 janë në standard. Të tjerat, vjen fermeri e shtryll ullirin, e fut në bidonë dhe ikën. Kjo nuk është hata, por vaji shkon dëm, përzihet më vonë. Këto qendra të përpunimit, punishte të mbështeten që fermeri të shtryllë 2 ton ullinj të marrë sipas % dhe një pjesë që do konsumojë për familje ta marrë dhe pjesën tjetër ta lërë. Pasi del nga fabrika nuk dihet çfarë ndodh.
E kanë çuar vajin në Kosovë, Maqedoni me bidona. Ka ardhur tjetri ka marrë 200 litra, 700 litra. E kanë marrë e kanë çuar dhe në Bosnjë. Kemi 2-3 eksportues të mirë me standarde. Dy janë certifikuar.
Pjesa tjetër u përball këtë vit me krizën e Italisë, ata por nuk e merrnin dot se nuk është dokumentuar procesi teknologjik.



