
Mark Chapman, i cili vrau John Lennon në Nju Jork më 1980, i është mohuar lirimi për herë të 10-të.
Chapman, 63 vjeç, është duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e ish- antarit të grupit legjendar Beatles. Ai qëlloi Lennonin, i cili ishte 40 vjeç, katër herë para gruas së tij, Yoko Ono .
Të mërkurën, Chapman u paraqit para një bordi lirimi me kusht në Nju Jork, i cili mohoi kërkesën e tij për lirim dhe i tha atij se duhej të priste dy vjet përpara se të mund të aplikonte përsëri. Ai po mbahet në objektin korrektues të Wende në qytet.
Trupi gjykues theksoi se lirimi i tij "do të ishte i papajtueshëm për sigurinë e shoqërisë dhe do të zhvlerësonte natyrën serioze të krimit, për të minuar respektin për ligjin".
Ai tha: "Raporti juaj i historisë kriminale pasqyron se ky është krimi juaj i vetëm nga të dhënat, megjithatë, kjo nuk zbut veprimet tuaja".
Ono, 85 vjeçe, kishte thënë se kishte frikë për sigurinë e saj dhe për dy djemtë e Lennon, Julian dhe Sean, nëse do të lirohej Chapman.
Trupa gjykuese u shpreh, "Ju pa dyshim keni planifikuar dhe ekzekutuar vrasjen e një personi me famë botërore për asnjë arsye tjetër përveçse për të fituar famë".
"Ndërsa jeta e një personi nuk është më e vlefshme se jeta e tjetrit, fakti që keni zgjedhur dikë që nuk ishte vetëm një person i njohur botërisht dhe i dashur nga miliona njerëz, pavarësisht nga dhimbjet dhe vuajtjet që do t'i shkaktonit familjes, miqve të tij shumë të tjerë, ju treguat një mospërfillje të kobshme për shenjtërinë e jetës njerëzore dhe dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve ".
Chapman e qëlloi këngëtarin në dhjetor të vitit 1980, në hyrjen e ndërtesës ku artisti jetonte në Nju Jork. I dënuari ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në burg i është afruar fesë kristiane dhe kjo e ka ndihmuar shumë që të kuptojë gabimet.



