
Si pasojë e reshjeve të shiut, sidomos në 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike, ka bërë që në disa zona të vendit, të ketë edhe probleme me energjinë elektrike.
OSSH ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit si pasojë e motit të rënduar.
Problem, sipas OSSH mbeten shkarkesat atmosferike, ndërsa ka bërë me dije se zonat më problematike lidhur me energjinë janë Dibra dhe Shkodra.
Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër.
Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV. OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.



