
Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat përdoren për qarkullimin e pasagjerëve.
Në një konferencë shtypi në televizionin finlandez kryeministri Peteri Orpo tha se me mbylljen e kufirit, qeveria e Helsinkit po reagon ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë ardhur muajt e fundit në Finlandë nga Rusia.
Raja-Jooseppi në Lapland në veri të Rrethit Polar ishte pikëkalimi i fundit që Finlanda kishte lënë hapur pas vendimit të para disa ditëve për të mbyllur disa pika kufitare me Rusinë.
Mbyllja e kufirit për kalimin tranzit të pasagjerëve hyn në fuqi të enjten në mbrëmje dhe vlen për të paktën dy javë.



