Koronavirusi/ Shtyhet Festivali i Filmit në Kanë

Koronavirusi/ Shtyhet Festivali i Filmit në Kanë

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë kanë lajmëruar shtyrjen e tij për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Festivali i filmit, një nga më të mëdhenjtë në botë, do të zhvillohej nga 12-23 maj. Disa data të reja ishin në shqyrtim, përfshirë fundin e qershorit, thuhet në deklaratë.  Shtyrja pason disa javë spekulime mbi faktin nëse festivali, i cili tërheq mijëra kineastë, të famshëm.

Franca është në ditën e tretë të një bllokimi që synon të përmbajë përhapjen e koronavirusit.

"Në këtë kohë të krizës globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë te viktimat e COVID-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë duke luftuar sëmundjen. Festivali i Kanës nuk mund të mbahet në datat e planifikuara, nga 12 deri në 23 maj. Disa mundësi janë konsideruar për të ruajtur drejtimin e tij, kryesorja është një shtyrje e thjeshtë, në Kanë, deri në fund të qershorit-fillimi i korrikut”, thuhet në deklaratë.

Festivali ishte ngjarja e fundit në industrinë filmike që u shty ose anulua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy