“Pash Zotin mos më vrit”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen në Shkodër

“Pash Zotin mos më vrit”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen në Shkodër

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit, Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafan në lagjen Guerrile.

I mituri ka treguar si arriti ta fuste në kurth fqinjin e tij dhe kodet e përdorura në rrjetet sociale. Ndër të tjera Ergys Malja ka thënë se me datë 15 maj, gjatë drekës ka sjellë në banesën e tij një qingj që kishte blerë në Postribë, pasi sipas tij ia kishte kërkuar Endri Mustafa.

Më datë 15 maj, kam blerë në Postribë një qengj pasi ma ka kërkuar Endri Mustafa. Për këtë më ka dhënë 40 mijë lekë të vjetra dhe pak orë më vonë më dha edhe 70 mijë lekë të vjetra. Atë ditë kemi biseduar për “punë hashashi”. I thashë Endrit që kam mbjellë rreth 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në livadhe me dy shokë dhe donte ti merrte. Endri më tha se do të më ndihmonte ai që ta merrnim hashashin nga aty dhe ta çonim tek shtëpia për ta tharë. Pas kësaj bisede, rreth orës 22:00, u nisëm për në livadhe. Në Instagram i çova një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në livadhe. Pasi u takuam pas shtëpisë së Endrit, u nisëm në këmbë drejt livadhit.

Pasi shkuan në livadhe, 15-vjeçari tregon se aty ka dalë shtetasi Ibrahim Lici duke qëlluar direkt në drejtim të Mustafës. Ndërsa ky i fundit i është lutur që të mos ta vriste.

The murder of Endrit Mustafa is revealed, Ibrahim Lici is declared wanted  as the perpetrator of the crime, 2 others are arrested - E-TJERA

Pasi shkuam aty, jemi kthyer për të dalë në një vend të quajtur “Gropat e eksavatorit”. Aty doli Ibrahim Lici me armë në dorë duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë: “Aman mos më vrit pash zotin se kam fëmijë”. Ai e qëlloi përsëri, madje edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa unë ika me vrap për në shtëpi, andej nga erdha.

Akuza që rëndon ndaj 15-vjeçarit është ajo e “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”. Këtë të enjte, ai do të dalë në Gjykatën e Shkodrës ku do të caktohet masa e sigurimit personal.

Orët e fundit para zhdukjes deri te vrasja, gruaja e 32-vjeçarit të  ekzekutuar mohon që autori të jetë Ibrahim Lici. Ja ç'thotë për të miturin  e arrestuar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy