Facebook do të njoftojë kur postohen lajme të vjetra

Facebook do të njoftojë kur postohen lajme të vjetra

Facebook në kuadër të nismës për të luftuar inforimimin jo të saktë, ka njoftuar se do të verifikojë lajmet e vjetra, të cilat ribotohen. Rrjeti social do të njoftojë personat nëse lajmi do të jetë një artikull që ka më shumë se tre muaj që qarkullon.

Në muajt në vijim, Facebook do të verifikojë me kujdes edhe shpërndarjen e lajmeve në lidhje me Covid-19.

Risia e parë në shkallë globale parashikon shfaqjen e një dritareje që ju paralajmëron kur jeni gati të publikoni një lajm që ka mbi 90 ditë.

Gjithsesi, pas njoftimit përdoruesi ende mund të vendosë të vazhdojë me ndarjen.

"Rëndësia e një artikulli është një pjesë e rëndësishme e kontekstit që i ndihmon njerëzit të vendosin se çfarë të lexojnë, çfarë të besojnë dhe çfarë të ndajnë", nënvizon Facebook.

"Botuesit kanë shprehur shqetësimin për lajmet më të vjetra të shpërndara në mediat sociale si lajme aktuale, sepse kjo mund të çojë në keqkuptim të gjendjes aktuale të ngjarjeve".

Sa i përket Covid-19, në muajt e ardhshëm Facebook synon të tregojë informacione mbi burimin e lajmit që do të publikohet në një njoftim, së bashku me lidhjen për qendrën e informacionit për koronavirusin e krijuar nga rrjeti social në fillim të urgjencës shëndetësore për të siguruar informacion autorizues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy