Policia mbajti për orë me radhë bashkëshortin italian të 34-vjeçares shqiptare që plagosi të birin dhe u hodh nga ballkoni. Dante Scrivano, 56 vjeç i tha policisë se gruaja e tij Elida Zero, e akuzonte për tradhëti dhe i thoshte shpesh se do të vriste veten dhe kishte probleme mendore. Megjithatë, policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes.



