
<p>SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Ndërkaq, për Fatmir Ejupin, ish-topograf u kërkua 3 vite burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 2 vite, për falsifikim dokumentesh. </p> <p>Prokurori i SPAK Sotir Kllapi kërkoi dënimin me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit duke e zbritur në 2,8 vite. Aktualisht ish-zyrtari i lartë që është nën masën e “arrestit në shtëpi” akuzohet se ka “shpërdoruar detyrën” me zbardhjen e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014, si dhe për “shpërdorim detyre” për tenderin e supervizimin e promenadës për vijën bregdetare me vlerë rreth 200 mijë euro. </p> <p>Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2024, por më pas, pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie, në shkurt të këtij viti, për shkak të kalimit të afateve. <br /> </p>



