Shkenca tashmë i ka kthyer sytë te një mjet i ri i inteligjencës artificiale që është duke u zhvilluar për të cilin studiuesit shpresojnë se mund të përdoret për të parashikuar se cilët pacientë me koronavirus do të pësojnë dëmtim të mushkërive kërcënuese për jetën.
Ekipi që u mor me studimin fillestar raportoi 80% saktësi në parashikimet e tij se pacientët do të zhvillonin sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS), e cila mund të jetë fatale në rastet e rënda të COVID-19.
Qëllimi i hulumtimit është që spitalet të kenë një mjet për të ndihmuar që të vendosin se cilët pacientë mund të dërgohen në shtëpi me siguri dhe cilët do të kenë nevojë për pajisje për frymëmarrjen të ndara për ta.
Mjeti IA përdori të dhëna për 53 pacientë nga dy spitale në Kinë, të cilët të rezultuan pozitivë për koronavirus në janar.
Parashikimi i ARDS
ARDS është një gjendje e rëndë infeksioni, si pneumonia, kur mushkëritë nuk mund të furnizojnë me oksigjen të mjaftueshëm trupin. Është shkaku i vdekjes në shumë raste fatale të koronavirusit. Në një studim të publikuar në fillim të këtij muaji, nga 201 pacientë me pneumoni në një spital në Kinë, 84 zhvilluan ARDS, 67 morën ventilim mekanik dhe 44 vdiqën. Të gjithë prej ARDS, sipas “Euronews”.
Studimi, i kryer nga studiues në Shkollën e Mjekësisë në NYU Grossman dhe Instituti Courant i Shkencave Matematike në Universitetin e Nju-Jorkut, shqyrtoi gjetjet demografike, laboratorike dhe radiologjike të pacientëve me COVID-19.



