Aksesi për qytetarët që duan të pushojnë në gjirin e Kakomesë është i kufizuar. Avokati Redon Meksi u përball sot me ndalimin për të hyrë në këtë zonë publike, një përvojë që e rrëfeu në një lidhje me Skype me MCN.

Ngjarja ndodhi pikërisht sepse nuk kishte argument. Zotëria thoshte unë kam urdhër. Kam pasur disa situata të tilla në plazhe publike. Jam i sigurt që po qe se ke vullnet nuk të ndalin dot. Kakomeja ishte e mbushur me plehra. Të kujton atë formën që ndodh me monumentet e kulturës. Nuk mund ta marrin detin. Deti është i yni. Nuk ka pronësinë askush. Këta e quajnë veten sikur janë pronarë të Shqipërisë.

Meksi tha se asnjë zyrtar lokal apo i pushtetit qendror qoftë, nuk mund ta trajtojë pronën publike si të tijën.

Në fillim të videos thotë e ka hapur derën Vangjel Tavo. Më dt. 1 gusht, Tavo i paska hapur derën privatit. Atëherë ka qenë prefekt. U ka hedhur hi syve qytetarëve duke e hapur dhe do ta mbyllë. Vangjeli nuk e ka pronën e vet. Është e jona dhe pikë. Është prona e të gjithëve. Nuk mund ta marrë ai që ka vënë një portë.

Zona në fjalë, sipas Meksit, është lënë me dashje në harresë.

Fshatarët e zonës së Nivicës lejohen. Kakomeja është lënë me dashje në harresë. Është gjynah që një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë po i hiqet aksesi. Unë dua plazhet dhe rrugën, që i kam të miat me ligj. Nëse do të mund të depërtoni atje, është një gji goxha i gjatë. Puna është që duhet mirëmbajtur. Aty gjen rroba, këpucë, pampers. Me pak rezistencë, këta të fortët e qeverisë tërhiqen.