
Rusia ka ndaluar një numër zyrtarësh të lartë të Bashkimit Evropian për të hyrë në Rusi si përgjigje kundrejt sanksioneve ndaj zyrtarëve rus në Mars.
Në një deklaratë për shtyp, qeveria ruse deklaroi se presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ishte ndër tetë zyrtarët e sanksionuar.
“Bashkimi Evropian po vazhdon politikën unilaterale, kufizuese, të paligjshme duke shenjestruar qytetarët dhe zyrtarët rus”, thuhej në deklaratë.
Bashkë me Sassol-in, Moska ka sanksionuar Vera Jourova, zëvendëspresidente për vlerat dhe transparencën në Komisionin evropian, Jorg Raupach, prokurorin e përgjithshëm të Berlinit dhe Jacques Maire, një politikan francez.
Thuhet së lëvizja ishte kundërpërgjigje për sanksionet e marsit të Evropës, të cilat vendosën ndalimin e udhëtimit dhe ngrinë asetet e një numri të caktuar zyrtarësh rus për cenimin e të drejtave të njeriut. Shak iu bë arrestimi dhe burgosja e Alexei Navalny-it, kritikut të Kremlinit dhe drejtuesit të opozitës i cili dergjet në një burg Rus.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Bashkimit evropian janë tendosur që në momentin, që Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët pro-rus gjatë luftës në Ukrainën lindore.
Së fundmi, Rusia është përfshirë në një mosmarrëveshje me Republikën Çeke për shkak të një zjarrvënieje, që ka ndodhur në vitin 2014, pët të cilën Republika Çeke fajëson shërbimet sekrete ruse. Për shkak të mosmarrëveshjes të dy shtete kanë përjashtuar diplomatë dhe kjo ka çuar në protesta masive në rrugët e Pragës.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrel tha se Rusia është duke shkuar drejt një shteti autoritar dhe duke u larguar nga Evropa, pas një vizite në Moskë për të ngritur çështjen e Navalny.
“Ministrat i interpretuan veprimet dhe përgjigjet e fundit të Rusisë unanimisht si një sinjal i qartë, për të treguar se shteti Rus nuk ka interes të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian, por është më i interesuar për përballje dhe mosmarrëveshje”, tha ai.



