
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini uron shqiptarët për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave dhe jep mesazhin se kjo është meritë e të gjithëve. Por Kryeministri dhe opozita e kanë shfrytëzuar këtë ditë për të akuzuar njëri tjetrin në prani të zyrtares së lartë.



