
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzon kryeministrin se po përpiqet të marrë nën kontroll organin e akuzës. Në një intervistë për “Orën”, Paloka tha se kërkesa e PS-së për largimin e Adriatik Llallës ka për synim marrjen nën kontroll të Prokurorisë nga ana e kryeminsitrit Edi Rama.
“Është tërësisht politike, ti japësh Ramës në dorë Prokurorin e Përgjithshëm në një kohë kur të gjithë ata që po akuzohen dhe janë në hetim nga prokuroria janë njerëzit me të afërt të Ramës dhe kur të gjithë fijet të çojnë pikërisht tek Rama, për çfarë drejtësi do të flasim, çfarë organi akuze? Prokurori i Përgjithshëm në kushtet e sotme, pa hyrë ende në fuqi KLP dhe reforma në drejtësi është ai që vendos për gjithçka, prandaj u duhet me urgjencë sot. Të gjithë kësaj çështje ti vihet një kapak, pastaj thotë të vazhdojmë me reformën në drejtësi, të bëjmë shoë”, tha ai.



